Kur ne filluam me punë, para shumë vitesh, kishim një vizion të vetëm e ajo ishte cilësia dhe tradita e produkteve, si dhe mirëpritja dhe shërbimi i klientëve në mënyrën sa më të mirë të mundshme !
Vetëm me cilësi, traditë dhe vizion të qartë për të ardhmen, në ditët e sodit mund të arrish të qëndrosh ne tregun konkurrues.
Vëmendje të veçantë i përkushtojmë përzgjedhjes së produkteve sa më cilësore, duke përzgjedhur në këtë mënyre zgjedhjen e kokrave të kafes cilësore si dhe pjekjen e tyre në mënyrë tradicionale dhe më të mirë të mundshme.
Që nga viti 1961 kur filluam me punë e deri në ditët e sodit jemi munduar që gjithmonë të mbajmë cilësitë më të mira të produkteve që ofrojmë, por edhe të ruajmë mënyrën e njëjtë tradicionale të përpunimit të tyre.
Mulliri Antik gjithmonë ofron kafet më cilësore dhe aromatike dhe me shije të veçantë që ju e ëndroni për ta pirë.
Gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi në shërbim të klientëve tanë, për tu shërbyer me kafe cilësore dhe produkte të tjera të lloj-llojshme që rrallë mund ti hasni në vende të tjera!